Udhëzuesi i Rregullores

Privatësia

POLITIKA E PRIVATESISE 

Crown Financial Ministries është e angazhuar për të mbrojtur privatësinë tuaj dhe zhvillimin e teknologjisë që ju jep përvojën më të fuqishme dhe më të sigurt në internet. Kjo Deklaratë e Privatësisë vlen për faqen e internetit të Crown Financial Ministries dhe rregullon mbledhjen dhe përdorimin e të dhënave. Politika jonë e privatësisë është t'ju informojë për praktikat dhe parimet tona të privatësisë në lidhje me informacionin tuaj. Duke përdorur faqen e internetit Crown Financial Ministries, ju pranoni praktikat e të dhënave të përshkruara në këtë politikë.

Ndërgjegjësimi

Ne kujdesemi dhe e respektojmë privatësinë tuaj. Politika e privatësisë e Crown-it është që t'ju ofrojë transparencë në praktikat tona të privatësisë dhe t'ju japim parimet tona në mënyrë që të dini se si do të përdoret informacioni.

Mbledhja e Informacionit tuaj Personal

Crown Financial Ministries mbeldh informacionin tuaj personal identifikues, si adresa juaj elektronike, adresa e shtëpisë ose punës, emri, numër telefoni. Për të përmirësuar shërbimin tuaj ndaj jush si edhe komunikimin e vazhdueshëm, mund të ju kërkojmë informacion shtesë si informacion demografik, komente, interesat profesionale, dhe kontakte në bazë të preferencës suaj.

Ekziston gjithashtu informacion rreth harduerit dhe softuerit kompjuterik që mblidhet automatikisht. Ky informacion mund të përfshijë: adresën tuaj IP, llojin e shfletuesit, emrat e domeneve, kohët e qasjes dhe adresat e adresave të uebit. Ky informacion është përdorur nga Crown Financial Ministries për funksionimin e shërbimit, për të ruajtur cilësinë e shërbimit dhe për të siguruar statistika të përgjithshme në lidhje me përdorimin e faqes së internetit të Crown Financial Ministries

Ndarja e informacionit tuaj personal

Crown Financial Ministries mbledh dhe përdor të dhënat tuaja personale për të vepruar në faqen e internetit Crown Financial Ministries dhe për të ofruar shërbimet që keni kërkuar. Identiteti i të gjithë atyre që na kontaktojnë përmes kësaj faqeje interneti do të mbahen konfidenciale.

Crown Financial Ministries asnjëherë nuk shet, jep me qira, ose shkëmben informacionet tuaja personale tek palë të treta. Informacioni juaj personal do të ndahet vetëm nëse kemi besim të mirë se qasja, përdorimi, ruajtja, zbulimi i informacionit është në mënyrë të arsyeshme i nevojshëm për:

  • Përmbushjen e çdo ligji, rregulloreje, procesi ligjor ose kërkese të zbatueshme qeveritare;
  • Zbulimin, parandalimin ose adresimin ndryshe të mashtrimit, sigurisë ose çështjeve teknike; ose
  • Mbrojtjes kundër dëmtimit të të drejtave, pronës ose sigurisë së Crown Financial Ministries, të përdoruesve tanë ose publikut siç kërkohet ose lejohet me ligj.
Nëse ka bashkëpunëtorë të jashtëm të palës së tretë në faqen tonë të internetit, informacioni juaj i donatorëve nuk do të ndahet drejtpërdrejt me ta. Crown Financial Ministries vlerësojnë dhe respektojnë privatësinë tuaj. Nëse dëshironi që të dhënat tuaja të shpërndahen, ne mund të sigurojmë për ju kohë pas kohe mundësi për t'u regjistruar në faqen tonë të internetit që të zgjidhni të ndani informacionin tuaj. Informacioni juaj personal nuk do të transferohet tek një palë e tretë pa pëlqimin tuaj.

Crown Financial Ministries mund të ndajnë të dhëna me partnerët e besuar për t'ju dërguar email ose letër me postë; të sigurojnë përkrahje të konsumatorëve ose të organizojë dërgesat. Të gjitha palët e treta të tilla janë të ndaluara nëpërmjet dokumenteve ligjore nga përdorimi i informacionit tuaj personal përveç për t'i ofruar këto shërbime ndaj Crown Financial Ministries. Në këtë rast atyre u kërkohet të ruajnë konfidencialitetin e informacionit tuaj.

Përdorimi i Informacionit tuaj Personal

Crown Financial Ministries përdor informacionin tuaj për të kuptuar nevojat dhe interesat tuaja dhe për t'ju ofrojuar shërbim më të mirë. Përdorimi i Informacionit Personal do të jetë i kufizuar në qëllimet e brendshme të Crown Financial Ministries dhe vetëm për të çuar më tej aktivitetet dhe qëllimet tona të shërbesës. Crown Financial Ministries mund të përdorin informacionin tuaj personalisht të identifikueshëm për të:

  • Siguruar informacionin, shërbimet ose produktet që kërkoni
  • Plotësuar çdo transaksion që kërkoni ose për të lëshuar faturat e taksës së dhurimit. Numri i kartës së kreditit dhe informacioni i llogarisë bankare përdoren vetëm për përpunimin e donacioneve ose blerjet që keni bërë dhe nuk mbahen për ndonjë qëllim tjetër.
  • Komunikuar me ju rreth llogarisë dhe transaksionit tuaj
  • Dërguar informacion në lidhje me shërbesën tonë ose karakteristikat në faqet e internetit dhe aplikacionet tona
  • Personalizuar përmbajtjen dhe përvojat në faqen tonë të internetit dhe aplikacionet
  • Dhënë informata promovuese për aktivitetet tona të shërbesës
  • Optimizuar ose përmirësuar produktin, shërbimet dhe operacionet tona
  • Mbledhur statistika për përdorimin dhe efektivitetin e faqeve tona të internetit dhe për të personalizuar përvojën tuaj
  • Zbuluar, hetuar dhe parandaluar aktivitete që mund të shkelin politikat tona ose të jenë të paligjshme.
Faqet e internetit të Crown Financial Ministries do të zbulojnë informacionin tuaj personal pa njoftim, vetëm nëse kërkohet ta bëjnë këtë me ligj ose në besimin e mirë që një veprim i tillë është i nevojshëm në këto raste: (a)është në konform dispozitave të ligjit ose në përputhje me procesin ligjor të ndjekur në Crown Financial Ministries ose në vend; (b) mbrojnë të drejtat ose pasurinë e Crown Financial Ministries; dhe, (c) vepron në rrethana të domosdoshme për të mbrojtur sigurinë personale të përdoruesve të Crown Financial Ministries, ose publikut.

Crown Financial Ministries ju inkurajon që të rishikoni deklaratat e privatësisë së faqeve të internetit që ju zgjidhni për t'u lidhur me nga Crown Financial Ministries në mënyrë që të mund të kuptoni se si këto webfaqe mbledhin, përdorin dhe ndajnë informacionin tuaj. Crown Financial Ministries nuk është përgjegjës për deklaratat e privatësisë ose përmbajtje të tjera në faqet e internetit jashtë Crown Financial Ministries dhe familjes së webfaqeve të Crown Financial Ministries

Përdorimi i Cookies

Faqja e internetit të Crown Financial Ministries përdor "cookies" për t'ju ndihmuar të personalizoni përvojën tuaj online. Një cookie është një skedar teksti që vendoset në hard diskun tuaj nga një server web faqesh. Cookies nuk mund të përdoren për të vënë në punë programe ose për të sjellë viruse në kompjuterin tuaj. Cookies janë të caktuar në mënyrë unike për ju, dhe mund të lexohen vetëm nga një web server në domenin që lëshoi cookie për ju.

Një nga qëllimet kryesore të cookies është të ofrojë një veçori të përshtatshme për t'ju kursyer kohë. Qëllimi i një cookie është t'i tregojë ëeb serverit që ju jeni kthyer në një faqe të veçantë. Për shembull, nëse personalizoni faqet e Crown Financial Ministries, ose regjistroheni në faqen e internetit të Crown Financial Ministries, një Cookie ndihmon Crown Financial Ministries të kujtojë informacionin tuaj specifik në vizitat e mëvonshme. Kjo thjeshtëson procesin e regjistrimit të informacionit tuaj personal, siç janë adresat e faturimit, adresat e transportit, etj. Kur të ktheheni në të njëjtën faqe interneti Crown Financial Ministries, informacioni që keni dhënë më parë mund të shikohet, prandaj lehtë mund të përdorni karakteristikat e Crown Financial Ministries që ju personalizuat.

Ju keni mundësinë të pranoni ose refuzoni cookies. Shumica e shfletuesve të internetit automatikisht pranojnë cookie, por zakonisht mund të modifikoni cilësimin e shfletuesit tuaj për të bllokuar cookies nëse preferoni. Nëse zgjidhni të refuzoni cookie-t, mund të mos jeni në gjendje të përjetoni plotësisht veçoritë interaktive të shërbimeve të Crown Financial Ministries ose faqet Web që vizitoni.

Siguria e informacionit tuaj personal

Crown Financial Ministries siguron informacionin tuaj personal nga aksesi, përdorimi ose zbulimi i paautorizuar. Crown Financial Ministries siguron informacionin tuaj identifikues që ju jepni në serverat e kompjuterave në një mjedis të kontrolluar dhe të sigurt, të mbrojtur nga qasja, përdorimi ose zbulimi i paautorizuar. Kur informacioni personal (siç është numri i kartës së kreditit) transmetohet në faqet e tjera të internetit, ai mbrohet nëpërmjet përdorimit të kodimit, siç është protokolli i Secure Socket Layer (SSL).

Ndryshimet në këtë Deklaratë

Crown Financial Ministries do të përditësojnë herë pas here këtë Politikë të Privatësisë për të pasqyruar reagimet e kompanisë dhe konsumatorëve. Crown Financial Ministries ju inkurajon që të rishikoni në mënyrë periodike këtë Politikë për t'u informuar se si Crown Financial po mbron informacionin tuaj.

Informacioni i kontaktit

Crown Financial Ministries mirëpret komentet tuaja në lidhje me këtë Politikë të Privatësisë. Nëse besoni se Crown Financial Ministries nuk i janë përmbajtur kësaj Deklarate, ju lutemi na kontaktoni në feedback@crown.org. Ne do të përdorim përpjekje komerciale të arsyeshme për të përcaktuar dhe zgjidhur menjëherë problemin.